Top Channel/ Gjermania “pushton” Europën: Deputetët gjermanë, më të fuqishmit në PE!
18/10/2022 19:06

Emmanuel Macron është përpjekur ta kthejë Francën në një vend lider të BE-së, por “ligjin” në Parlamentin Europian e bëjnë gjermanët. Një studim i botuar së fundi tregon se ligjvënësit gjermanë të BE-së janë ata me ndikimin më të madh në Parlamentin Europian, pa llogaritur faktin që një gjermane mban dhe postin e presidentes së KE-së. Raporti tregon se delegacioni i 96 eurodeputetëve gjermanë jo vetëm gëzon influencën më të madhe në tërësi, por është një më të mirët në raport me performancën. Kjo është kryesisht për shkak të pozitave të larta në administratën e parlamentit, grupeve politike dhe komisioneve të mbajtura nga eurodeputetët gjermanë, dhe për shkak se ata kanë një prani të konsiderueshme në të gjitha grupet kryesore të Parlamentit. Studimi i realizuar nga Doru Frantescu, CEO i EUmatrix.eu, përdor një metodologji të bazuar në pozicionet që mbajnë eurodeputetët në Parlament dhe rolin që ata luajnë në hartimin e legjislacionit, si dhe vjetërsinë e tyre në detyrë. Ndër eurodeputetët më të fuqishëm renditet Manfred Weber, i cili drejton grupin më të madh politik, Partinë Popullore Europiane, PPE, pasuar nga Heidi Hautala, nënkryetare e Parlamentit e cila ka pilotuar gjithashtu një sërë dosjesh mbi tregtinë ndërkombëtare. Hulumtimi del në përfundimin se PPE-ja është ende grupimi politik më i fuqishëm në parlament, dhe ka arritur ta balancojë më mirë shumicën e qendrës së majtë që kishte pozita më të forta në Parlamentin Europian në fillim të mandatit", thuhet në dokument, ku theksohet se PPE-ja ka arritur të marrë si postin e presidentit, ashtu dhe atë të sekretarit të përgjithshëm. Pamjet: AFP

Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36
Top News – Irani do godasë Londrën me raketa / Hegseth bën presion për t’iu bashkuar luftës
27/03 13:35
Top News – SHBA po ‘djeg’ Tomahawk-ët / 850 në 4 javë luftë, ritmi alarmon Pentagonin: Po mbarojnë
27/03 13:17
Top News – Historia që tronditi Spanjën. 25-vjeçarja i jep fund jetës përmes eutanazisë
27/03 13:08
Top Channel/ BE heton Snapchat, dyshime për rrezik ndaj fëmijëve
27/03 12:20
Top Channel/ BE ndalon abuzimet me AI, ndalohen aplikacionet që krijojnë imazhe intime të rreme
27/03 12:19
Top Channel/ Avancojnë bisedimet në Lindjen e Mesme, SHBA shtyn afatin, Izraeli godet Teheranin
27/03 12:04
Top Channel/ G7 takim në Paris për tensionet në Lindjen e Mesme, Hormuzi dhe roli i Rusisë në krizë
27/03 12:04
Top News-Firma e Trumpit te dollari amerikan/ ‘Arritje historike’, presidenti i parë në detyrë që…
27/03 11:29
Top News – Anije pa pilot në luftën me Iranin / Pentagoni pranon: Po i përdorim në operacione
27/03 11:22
Top News – Irani, 1 milionë ushtarë gati për luftë / SHBA ‘po rrethon’ vendin me 10 mijë trupa
27/03 11:22
Top News – Rusia dhe Ukraina ‘çajnë’ përpara / Thonë se kanë pushtuar fshatra në vijën e frontit
27/03 11:19
Top News – Trump do të marrë Nord Stream-in / Lavrov: Do të dominojë tregjet globale të energjisë
27/03 11:18
Top News – Trump i jep më shumë kohë Iranit / Shtyn për në prill sulmin ndaj termocentraleve
27/03 11:13
Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28