Me një vendim të kabinetit, qeveria e re federale në Gjermani ka vendosur të shfuqizojë disa poste të dërguarish të posaçëm – përfshirë edhe postin për Ballkanin Perëndimor. Ky post ishte krijuar në vitin 2022 nga ministrja e atëhershme e Jashtme, Annalena Baerbock, për të mbështetur me intensitet procesin e afrimit të rajonit me Bashkimin Evropian.