Kundër rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani është shprehur së fundmi ministri i Financave të Gjermanisë, Christian Lindner. Sipas tij, kostot ekonomike që do të duhet të mbulojë Gjermania nga vendosja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak do të ishte shumë e lartë në një kohë që këtij vendi i mungon fuqia punëtore dhe popullsia është plakur.