Shumica e ligjvënësve në Bundestagun gjerman shprehen në favor të vazhdimit të misioneve të ushtrisë së vendit në Ballkan. Propozimi i qeverisë për zgjatjen e të misionit të KFOR-it në Kosovë ka marrë mbështetjen jo vetëm të koalicionit në pushtet të përbërë nga tre parti: SPD, të Gjelbërit dhe Liberalët, edhe partitë opozitare kristiandemokrate CDU dhe CSU gjithashtu e përkrahën nismën.