Paralajmërimet e Donald Trumpit se SHBA-ja mund të pushtojë Groenlandën kanë vënë në alarm vendet europiane, veçanërisht pas sulmit të saj ndaj Venezuelës, që tregoi se kreu i shtetit amerikan mund të kalojë vërtet në veprim. Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, njoftoi një rritje të “pranisë ushtarake dhe aktivitetit stërvitor” të Danimarkës në ishull.