Shumë qendra në Gjermani që ofrojnë ndihmë për azilkërkuesit do të përballen me vështirësi financiare vitin e ardhshëm. Sipas mediave në vend, Ministria e Brendshme nuk do të mbështesë më shërbimet e pavarura të këshillimit për azil. Berlini zyrtar duket se po planifikon ndërprerjen e këtij lloj financimi.