Gjermania e ka nisur menjëherë modernizimin masiv ët forcave të saj të armatosura. Koncernet gjermane të armatimit po marrin porosi: deri tani, ajo ishte një nga vendet e mëdha eksportuese të armëve në botë, por në prodhimin e përgjithshëm vendas, industria e armatimit nuk kishte peshë jo të rëndësishme. Tani, megjithatë, situata është krejt ndryshe. Është llogaritur që vetëm këtë vit, Gjermania të shpenzojë 100 miliardë euro shtesë për mbrojtjen.