Olaf Scholz deklaroi përpara Bundestagut gjerman se anëtarësimi i vendeve të Ballkanin Perëndimor ne BE është me interes të madh, së pari për vetë Gjermaninë. kancelari gjerman e përshëndeti hovin e ri të dhënë bisedimeve për zgjerimin e Bashkimit Europian me gjashtë vendet e rajonit gjatë muajve të fundit dhe vendimin e kësaj jave për t’i dhënë Bosnje-Hervegovinës statusin e kandidatit. Pamjet: AFP