Ligji për imigrimin e punonjësve të kualifikuar pritet të vendoset këtë javë në axhendën e Bundestagut. Grupet parlamentare të të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së kanë rënë dakord për të nisur diskutimet dhe për të bërë ndryshimet e fundit në këtë ligj para se ta kalojnë në miratim. Një nga ndryshimet kryesore, sipas deutsche welle, pritet të jetë lejimi I azilkërkuesve që të qëndrojnë në Gjermani për qëllime pune. Ata duhet të jenë në gjendje që të hyjnë në tregun e punës nëse do të kenë një ofertë pune.