Eksportet gjermane të armëve drejt Turqisë, vecanërisht ato të nëndetëseve, lanë për disa kohë të kuptohet se Berlini nuk po rreshtohej ashtu si vende të tjera të BE-së në krah të Athinës në konfliktin e saj me Ankaranë. Por ministrja e re e jashtme gjermane, Annalena Baerbock dëshmoi krejt të kundërtën e kësaj gjatë vizitës në kryeqytetin grek.