Top Channel/ Gjermania kthen sirianët? CSU: S`kanë përse të rrijnë më, lufta civile ka përfunduar!
02/01/2026 11:55

Partia Kristiansociale Gjermane, CSU po këmbëngul për një ashpërsim të mëtejshëm të politikës së emigracionit dhe sidomos për kthimin e shumicës së refugjatëve sirianë. Në një dokument të Unionit Kristiansocial një takimi të grupit të landit në Seeon, Bavarinë e Epërme në 6 janar flitet për një "ofensivë kthimi" që duhet të zhvillohet "sa më shpejt". Për shumicën e sirianëve me leje qëndrimi të përkohshme, argumenti i mbrojtjes nuk është më në fuqi pas përfundimit të luftës civile, thuhet në dokument. "Për ata që nuk largohen vullnetarisht, dëbimet duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur". Mbi dokumentin e CSU ka raportuar gazeta gjermane "Münchner Merkur" dhe dpa. 2026 duhet të jetë vit i ofensivës së dëbimeve, "me fluturime të planifikuara dhe gjithashtu për në Siri dhe Afganistan". Për këtë qëllim,duhet të krijohen në të gjithë Gjermaninë qendrat e kthimit, së bashku me një terminal të dedikuar dëbimi në Aeroportin e Mynihut. CSU dëshiron të ndjekë një qëndrim më të ashpër edhe ndaj refugjatëve nga Ukraina. "Për më tepër, ne do të këmbëngulim që burrat ukrainas në moshë ushtarake, në veçanti, të kontribuojnë në mbrojtjen e vendit të tyre", thuhet në dokument, por nuk jepen detaje të mëtejshme. Pikë tjetër në dokumentin e CSU është vështirësimi i kritereve për të hyrë në sistemin social gjerman. "Aktualisht, qytetarëve të BE-së u garantohet liria e lëvizjes brenda Unionit me ligj, madje edhe me një kohë minimale pune javore prej 5.5 orësh. Ne duam të ngushtojmë përkufizimin e konceptit 'punëtor' siç përcaktohet në Direktivën e BE-së për Lirinë e Lëvizjes", sqarohet në deklaratë. Kreu i grupit rajonal Alexander Hoffmann i tha "Merkur", se "migrimi i fuqisë punëtore në Gjermani nuk duhet të jetë emigrim varfërie".

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23