Gjermania është shfaqur përherë si mbështetëse e palëkundur e vendimeve të Izraelit, por tani edhe kancelari Olaf Scholz mendon se është koha për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës. Kreu i ekzekutivit gjerman zhvilloi nujë bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu të cilit i kërkoi hapur vulosjen e një ujdie me Hamasin radikal-islamik.