Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock e përdori vizitën në qytetin kinez Tianjin për të përcjellë një mesazh edhe për Tajvanin. Situata është më e përflakur se kurrë sot mes ishullit të vetëqeverisurt dhe Pekinit, e kryediplomatja e Gjermanisë u shpreh se këto tensione, nuk mund ta lëne indifferent vendin e saj.