Gjermania foli hapur për parregullsi flagrante në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë, të fituara me një shumicë bindëse nga partia SNS e presidentit Aleksandar Vucic. Përmes një postimi në platformën X, ministria e jashtme gjermane përcolli qëndrimin e ashpër të Berlinit zyrtar.