Shqipëria është e dyta në listën e dëbimeve nga Gjermania vitin e kaluar. Ministria e brendshme gjermane njoftoi se vitin e kaluar janë kryer rreth 11.982 dëbime nga Gjermania, më shumë se vitin e kaluar, 10.800 vetë, kur trafiku ndërkombëtar ajror ishte më i prekur nga kufizimet e koronavirusit, por shumë më pak se vitet e kaluara.