Pas sulmit në Magdeburg, kandidati i partisë kristiandemokrate për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz ka dalë me një reagim të ashpër: Politikani që rezulton nga sondazhet si favorit për marrjen e këtij posti kërkon ashpërsim të ndjeshëmm të rregullave të emigracionit. Merz bëri thirrje për veprime më të rrepta kundër autorëve të shkeljeve të cilët nuk kanë origjinë europiane.