Vladimir alias Valmir Kola i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Briken Sanajt të Kodra e Diellit është ekstraduar sot nga Gjermania nga Interpol Tirana. I dyshuar si i përfshirë në vrasjen e bujshme më 30 tetor 2020 së bashku me tre persona të tjerë, Vladimir Kola u arrestua në prill të vitit të kaluar në Gjermani gjatë operacionit “Versus”, pas bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj gjermane.