Bundestagu pritet të votojë propozimet e CDU/CSU-së për ashpërsimin e politikës së emigrimit dhe forcimin e sigurisë së brendshme. Nëse nuk veprojmë tani, shoqëria mund të dalë jashtë binarëve, paralajmërojnë kristiandemokratët gjermanë. Nënkryetarja e CDU, Karin Prien pohoi se vendime të tilla nuk janë të thjeshta, por insistoi se ndryshimi i kushteve kërkon gjithashtu përgjigje të reja.