Krimet e motivuara politikisht kundër refugjatëve kanë pësuar një rritje te ndjeshme në Gjermani. Sipas të dhënave të Berlinit zyrtar, në vitin 2024 u shënua një shtim domethenës i krimeve të tilla kundër qendrave të strehimit të refugjatëve krahasuar me vitin 2023, apo edhe personave që jetojnë në qendra për azilkërkuesit.