Mungesa e madhe e punëtorëve të kualifikuar dhe burokracia kanë detyruar gati një të tretën e kompanive të industrisë gjermane të mendojnë zhvendosjen e vendeve të punës jashtë kufijve. Sipas një studimi të qendrës së konsulencës, EY, nga 115 kompani industriale gjermane, 45 përqind e kompanive do të donin që ta hapnin degë jashtë vendit dhe vetëm 13 përqind po planifikojnë degë të reja në Gjermani.