Mes frikës që po rrethon industrinë gjermane të çelikut, të përballur me rrezikun e kolapsit, kancelari Friedrich Merz ka ftuar ministra, përfaqësues landesh, nga industria e sindikatat në një samit urgjent në Berlin. Synimi, sipas mediave vendase, është ruajtja e prodhimit të çelikut në Gjermani.