Edhe pse Gjermania është përpjekur prej kohësh të tërheqë fuqi punëtore nga shumë vende të botës, kur vjen fjala tek vizat, burkoracia dhe formalitetet e udhëtimit e vështirësojnë shumë procesin. Të interesuarve mund t`u duhet të presin për muaj me radhë që të marrin një orar për intervistë lidhur me aplikimin për vizë në ambasadën gjermane në Nju Delhi, thote DW.