Edhe birra, një nga simbolet më të njohura të kulturës gjermane, nuk po i shpëton ngadalësimit ekonomik dhe ndryshimeve të zakoneve të konsumatorëve. Shitjet në Gjermani kanë rënë në nivelin më të ulët të regjistruar në 30 vitet e fundit, duke zbritur për herë të parë nën kufirin e 4 miliardë litrave në një gjashtëmujor.