Qeveria e re gjrmane do të përbëhet nga tre parti: Unioni Kristian-Demokrat CDU, Partia Socialdemokrate, SPD si edhe Unioni Kristian-Social, CSU. Drejtuesit e tyre prezantuan në Berlin marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje. Kryetari i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i mundshëm, Friedrich Merz, e cilësoi dokumentin si një sinjal të qartë për Europën dhe një garanci se “Europa mund të mbështetet te Gjermania”.