Ligjvënësja nga partia e majtë Die Linke, Susanne Ferschl i vuri në lëvizje autoritetet gjermane me kërkesën e llogarisë lidhur me punën e papaguar në vend. Të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB), treguan se punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, e më shumë se gjysma e kësaj kohe - 775 milionë orë - mbeti pa u paguar.