Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani u përshkrua si kaotike dhe si një vendim politik që injoroi krejtësisht situatën në terren. Tani, këtë e konfirmon hapur ish-komandanti që drejtonte operacionin për tërheqjen e forcave amerikane, gjenerali në pension Frank McKenzie, i cili u shpreh se presidenti Joe Biden përzgjodhi opsionin “më të keq të mundshëm” kur vendosi mbi mënyrën e largimit të forcave të SHBA-së nga vendi ku kishin qenë të përfshira për 20 vjet.