Në Ardenicë të Lushnjës është gjetur një skelet njeriu, që dyshohet se mund të jetë i një ushtari italian të Luftës së Dytë Botërore. Agim Hoxha ishte personi i cili gjatë punës në oborrin e shtëpisë së tij, në thellësinë 10 cm arriti të zbulojë skeletin. Menjëherë ka lajmëruar kryeplakun e fshatit e më pas policinë.