Një granatë dore është gjetur ditën e sotme tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Ka qenë policia e Lezhës që është sinjalizuar për granatën dhe ka rrethuar zonën përreth saj duke vendosur një perimetër sigurie. Nga të dhënat paraprake, mendohet që mjeti shpërthyes të jetë disavjeçar.