Autoritet greke kanë gjetur mëngjesin e së premtes edhe një person të djegur që ka humbur jetën nga zjarret masive që djegin për të 6 ditë rresht zonat pyjore pranë qytetit lindor të Greqisë, Aleksandrupolis. Bëhet fjalë përsëri për një emigrant dhe numri i viktimave nga zjarret në këtë zonë ka shkuar në 19, ndërsa është gjetur edhe trupi i dekompozuar i një emigranti tjetër që ka vdekur për arsye patologjike.