Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Drejtues i Parë Ardian Çipa dhe prokurori i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, në konferencë për shtyp, në lidhje me parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale. Policia ka bërë me dije se një arsenal armësh është sekuestruar në Elbasan, që dyshohet se do të përdorej për ekzekutimin e anëtarëve të bandave kriminale në vend.