Policia bullgare arrestoi 4 persona pasi 18 emigrantë u gjetën të pajetë në një kamionë të braktisur pranë Sofjes. Një prej viktimave është fëmijë. Emigrantët e vdekur janë të gjithë nga Afganistani. Mjeti, sipas një njoftimi të ministrisë së jashtme bullgare, “transportonte ilegalisht rreth 40 migrantë që ishin fshehur nën disa ngarkesa me dru.