Një grup tjetër emigrantësh, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Itali, kanë mbërritur në Shqipëri. Anija “Spica” e Marinës Ushtarake Italiane u nis mëngjesin e së martës nga porti i Brindisit dhe zbarkoi në portin e Shëngjinit në mbrëmje, duke transportuar në bord 27 migrantë.