Ky mëngjes i marsit pa Sheshi "Skënderbej" te zgjohej shume heret. Mijëra besimtarë myslimanë mbushën zemrën e kryeqytetit që në agim, për të falur namazin e Fitër Bajramit, momentit më festiv të kalendarit islam, që shënon përmbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit.