Në klasën e Leandros, 17-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik të një dite më parë sot kishte heshtje, lot dhe trishtim. Për gjimnazistët e “Ali Demit” sot ishte një ditë zie, në të cilën përcollën para kohe shokun e tyre. Banka e Leandros sot ishte bosh. Një buqetë me lule, zëvendësonte djalin e qetë, të sjellshëm dhe komunikues, sic të gjithë e kujtojnë