Pronari i një ekskavatori është arrestua nga Policia në Mat pasi akuzohet se kishte gërryer shtratin e lumit Mat. Gjithashtu janë procedura penalisht edhe drejtuesit e dy kamionëve që transportonin inertet. Në pranga është vënë Artur Lika, 40 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi u konstatua duke gërryer me ekskavator shtratin e lumit, ndërsa nën hetim janë vënë Shyqyri Shuaipi, 39 vjeç dhe Dashamir Zenelaj, banues në Tiranë, drejtuesit e mjeteve kamion që shërbenin për transportimin e inerteve, si dhe inspektori Aleksandër Uku.