Fatmir Mediu dhe avokati Ardian Vishaj kanë dalë në një konferencë për mediat pas vendimit të Apelit të GJKKO, i cili i hapi rrugë rihetimit dhe rigjykimit të tij për çështjen e Gërdecit. Në fjalën e tij para mediave, Vishaj tha se verdikti i Apelit të SPAK është një akt i pashembullt ndaj është kundërshtuar dhe i cilësoi gjyqtarët e si “haluçinantë” duke shtuar se është turp për këtë nivel gjyqësor.