Pas dëmtimit prej një shpërthimi ende nën hetim, autoritetet në shtetin amerikan të Georgias u detyruan ta shkatërrojnë për arsye sigurie një monument mjaft të njohur graniti atje. I ndërtuar në 1980-tën, monumenti ishte pagëzuar me emrin "Stonehenge-i i Amerikës", një referencë kjo ndaj strukturës së famshme prehistorike në Mbretërinë e Bashkuar. Por jo të gjithë duket pajtoheshin me këtë emërtim. Kritikë të shumtë e përshkruanin atë si një monument satanic, pavarësisht faktit që mbi vete kishte të gdhendura këshilla sesi të mbrohet njerëzimi.