Për të parën herë që nga dhjetori 2021, cmimi i gazit natyror në Europë ka rënë nën 50 euro. Çmimi i gazit standard në Dutch TTF shënoi 48.775 euro për megawatore. Për herë të fundit, një nivel i tillë cmimi ishte parë gushtin e përpara dy viteve; ai është praktikisht shtatë herë më i ulët sesa piku i kuotimit që mbërriti gazi në kontinentin e vjetër pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.