Top Channel/ Gazi, BE i mbyll “rubinetin” Rusisë! Vendet e unionit reagun pas kërkesës së Trump
19/09/2025 20:51

Bashkimi Evropian propozoi më 19 shtator që të vendoset ndalesë ndaj importeve të gazit rus, si pjesë e një pakete të re të sanksioneve që shënjestron të ardhurat që Moska përdor për luftën, por edhe për të plotësuar kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump. Sipas masave të prezantuara, që duhet të miratohen nga shtetet anëtare të bllokut, Komisioni Evropian tha se synon që të heqë dorë nga blerjet e gazit e lëngshëm natyror nga Rusia deri në janar të vitit 2027 – një vit më herët se sa ishte planifikuar. “Ekonomia e luftës së Rusisë po mbahet nga të ardhurat nga karburantet fosile. Ne duam t’i ndërpremë këto të ardhura. Prandaj, ne do të ndalojmë gazin e lëngshëm natyror rus në tregjet evropiane”, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Është koha që ta mbyllim çezmën”, shtoi ajo. Propozimi i KE-së vjen pasi Shtetet e Bashkuara i bënë presion Bashkimit Evropian që t’i ndalë importet e karburanteve fosile nga Rusia. Ndërkaq, blloku po kërkon që ta bindë Trumpin që të ketë një qasje më të ashpër ndaj Moskës lidhur me pushtimin e Ukrainës. Udhëheqësi amerikan tha javën e kaluar se ai është i gatshëm të rrisë presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, nëse edhe aleatët ndalin blerjet e naftës ruse dhe vendosin tarifa ndaj Kinës. Të 27 shtetet anëtare të BE-së veçse kanë ndaluar shumicën e naftës ruse përmes paketave të mëparshme të sanksioneve, duke bërë që importet të bien nga 29 për qind sa ishin më 2021 në vetëm 2 për qind deri në mesin e këtij viti. Vetëm Hungaria dhe Sllovakia ende blejnë energji ruse. Duke prezantuar paketën e re të sanksioneve të BE-së – që është e 19-ta që kur Moska nisi luftën kundër Ukrainës më 2022 – von der Leyen nuk përmendi naftën. Por, shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, tha se blloku po propozon që të ndalen të gjitha importet e gazit të lëngshëm natyror rus deri më 2027 – apo 12 muaj më herët se sa ishte planifikuar. “Qëllimi ynë është që të përshpejtojmë fazën e heqjes dorë krejtësisht nga gazi i lëngshëm natyror rus deri më 1 janar 2027”, shkroi ajo në X. “Moska mendon se mund ta vazhdojë këtë luftë. Ne po sigurohemi që të paguajë çmim për këtë”, shtoi Kallas. Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë fund varësisë së Evropës ndaj importeve ruse, Rusia furnizoi 19 për qind të gazit të BE-së më 2024 – nga 45 për qind para se të niste lufta në Ukrainë. Kjo rënie kryesisht i atribuohet rritjes së blerjes së gazit të lëngshëm natyror që transportohet me anije, që kanë kompensuar rënien e importeve përmes tubacioneve.

Top News – ‘Pse dreqin duhet ta bëj këtë…’ / Trump i tërbuar me Netanyahun, kundërshti për luftën
26/03 11:12
Top News – Dronë e shpërthime mbi portin mbi Danub / Ndizet lufta Rusi-Ukrainë, rafineria në flakë
26/03 11:11
Top News – Irani po shqyrton planin e SHBA-së / Por jo bisedime…deklarata kontradiktore nga palët
26/03 11:09
Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28