Shqipëria dhe Kosova renditen në mesin e vendeve problematike në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit nga Organizata Gazetarët pa Kufij. Por në indeks, vendi ynë ka shënuar rënie, ndërsa Kosova ka përparim krahasuar me raportin e vitit të kaluar. Në treguesin që përfshin 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin e 103-të duke shënuar një rënie prej 20 vendesh krahasuar me vitin paraprak kur renditej ne vendin e 83-të.