Ditën e mërkurë, gazetarët zhvilluan një protestë në lidhje me rregulloren e re për akreditimin, akomodimin dhe orientimin e gazetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Gazetarët thonë se kjo rregullore cënon punën e tyre e mbi të gjitha lirinë e medias në vend. Në këtë kuadër u zhvillua në Kuvend një mbledhje me gazetarët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe zyrën e shtypit të Kuvendit si dhe kreun e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipën.