Gazetarët grekë i janë përgjigjur sot thirrjes së Bordit Drejtues të Federatës Panhelene të Sindikatave të Gazetarëve që ka shpallur një grevë 24-orëshe në të gjitha mediat private dhe publike, me kërkesë kryesore nënshkrimin e marrëveshjes kolektive të punësimit në të gjitha degët e medias(kanale televizive, gazeta, revista, internet, radio,portale).