Më shumë se 100 punonjës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë në Gaza që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Shifrat i konfirmoi agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA. Ky llogaritet tashmë si konflikti që ka shkaktuar numrin më të lartë të vdekjeve të punonjësve të OKB-së brenda një kohe kaq të shkurtër.