Pak pas valës së reagimve të ashpra që ngjallën deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me situatën në Gaza, sekretari i shtetit Marco Rubio nënvizoi se propozimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë për zhvendosjen e popullatës palestineze nga ky territor, do të ishte në fakt, vetëm i përkohshëm.