Një nënë me katër fëmijët e saj të mitur janë pesë shtetasit e parë shqiptarë që kanë mundur të evakuuohen nga lufta e ashpër në Rripin e Gazës, e cila ka hyrë tashmë në javën e gjashtë. Ka qenë ministri i Jashtëm, Igli Hasani i cili ka bërë të ditur lajmin përmes rrjete sociale, ndërsa tregon se nëna shqiptare bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, pas tentativave trejavore për t’u larguat nga Gaza