Tensionet në Rripin e Gazës janë përshkallëzuar sërish, teksa ushtria izraelite ka avancuar për herë të parë në zonat jugore dhe lindore të qytetit Deir Al-Balah. Sipas agjencisë Reuters, forcat tokësore të Izraelit kanë hyrë në këto zona nën dyshimet se aty mund të mbahen disa nga pengjet e mbetura në duart e Hamasit.