Hapet një dritë jeshile për krizën në Gaza, të paktën këtë pretendon presidenti amerikan Donald Trump që deklaroi se Izraeli i ka pranuar kushtet për një armëpushim 60 ditor në Gaza. Tani tha Trump, u takon militanëtve të Hamasit, të bien dakord me atë që e cilësoi si “propozimi përfundimtar” për ndalimin e konfliktit.