Top Channel/ Gatoi kërpudhat helmuese për të vr*rë familjarët e ish-burrit, shpallet fajtore gruaja
07/07/2025 18:03

Erin Patterson, një grua australiane është shpallur fajtore për vrasjen e tre anëtarëve të familjes së ish-bashkëshortit të saj dhe për tentativë vrasjeje ndaj një të katërti, pas një dreke që ajo përgatiti në korrik të vitit 2023. Dreka ishte një version i pjatës klasike britanike të quajtur ‘Beef Wellington’, mish viçi i mbështjellë me kërpudha të grira dhe petë brumi. Por në vend të kërpudhave të zakonshme, Patterson kishte përdorur kërpudha vdekjeprurëse që përmbajnë toksina fatale për mëlçinë. Më 29 korrik 2023, Patterson ftoi në shtëpinë e saj katër familjarë të ish-bashkëshortit, ish-vjehrrit dhe motrën e tij dhe bashkëshortin e saj kunatës. Brenda pak orësh nga dreka, të katërt u ndjenë keq me simptoma të rënda helmimi. Brenda disa ditësh, tre prej tyre ndërruan jetë. Vetëm Ian mbijetoi pas një trajtimi intensiv që zgjati gati dy muaj. Hetimet zbuluan se kërpudhat e përdorura nga Patterson nuk ishin të blera në dyqan, por të mbledhura nga natyra, nga një zonë ku njiheshin për praninë e llojit ‘Amanita phalloides’, kërpudha ndër më toksiket në botë. Prokuroria pretendon se ajo i kishte tharë kërpudhat helmues në një pajisje, të cilën e hodhi fshehurazi në një pikë riciklimi, në përpjekje për të fshirë gjurmët. Patterson pretendoi se gjithçka ishte një aksident, por gjatë gjyqit doli në pah një tablo më komplekse. Prokuroria e akuzoi për katër veprime të qëllimshme: që nga mashtrimi për të ftuar familjarët në drekë, helmimi i vaktit, shtirja sikur ishte edhe vetë e sëmurë, e deri te fshirja e gjurmëve.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00