“Gati të vdesim me 100 plumba në gjoks”; në Afganistan ka nisur të organizohet rezistenca kundër talebanëve. “Nuk do të ngurrojmë të japim jetën tonë vetëm që t`i mposhtim këta fanatikë fetarë nga mesjeta”, deklaroi zv/presidenti Amrullah Saleh nga rajoni i Panxhirit ku ka nisur tashmë grumbullimi i vullnetarëve të gatshëm t`i kundërvihen atij qe e quajne “terrori taleban”. “Do të luftojmë deri në fund”, shtoi ai.