Top Channel/ Gati reforma e re në administratë, Rama: Skaner të plotë ligjit
04/02/2025 19:35

Qeveria shqiptare do të nisë një reformë të re në administratën publike, në përmbushje të detyrimeve pas hapjes së kapitujve të parë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, paralajmëroi ndryshime ligjore dhe krijimin e një sistemi llogaridhënieje. Ministrja Pirdeni nuk dha detaje se cilat pika të ligjit do të preken, por neni 1 i ligjit për nëpunësin civil thekson se qëllimi është krijimi i një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional dhe të bazuar në meritë. Pikërisht kjo e fundit ishte një pikë e dobët e administratës publike shqiptare, që vëren raporti i monitorimit i OECD/SIGMA, i prezantuar këtë të martë në Tiranë. Drejtuesi i këtij programi, që mbështetet nga Bashkimi Evropian, renditi pikat e forta të administratës shqiptare, që sipas tij, e bëjnë lidere në rajon, por që ka edhe pika, ku kërkohet ndërhyrje, mes të cilave meritokracia e munguar. "Niveli i lartë i drejtuesve nuk plotëson tërësisht standardet e bazuara në meritë. Jemi të gatshëm ta projektoni në mënyrë që garanton kompetencën që është themelore. Së dyti besimi mes ministrave dhe drejtuesve të nivelit të lartë duhet të jetë funksionale. Ka shumë çështje të mbartura administrative në gjykatë” Kryeministri Edi Rama vlerësoi kritikat e vërejtura në raportin ndërkombëtar, duke paralajmëruar një skaner të plotë të ligjit përmes inteligjencës artificiale. “Prodhojmë sh akte nënligjore. Modeli i inteligjencës aritificiale është testuar dhe ka nisur punën, për të bërë 95% të shërbimeve. Do ketë skaner të plotë të të gjitha mbivendosjeve në legjislacion. Në mandatin e katërt, do pastrojmë të gjithë pjesën e ‘barit të keq’ në lëndinën e legjislacionit tonë”. Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu modernizimin e të gjithë sistemit, si rruga e vetme për t’i dhënë fund korrupsionit. “Ilaçi ‘kap, arresto, dëno’, është vetëm njëra anë. Më e rëndësishmja është modernizimi i gjithë sistemit, në të kundërt nuk ka shans që problematika e korrupsionit të zgjidhet. Duhen sisteme që të mos e mundësojnë korrupsionin. Gjermanët nuk e kanë në ADN që janë të ndershëm, por kanë një sistem shtetëror që e bën shumë të vështirë”. Gjetjet e raportit të SIGMA-s janë burimi kryesor i vlerësimit të Komisionit Evropian në fushën e Administratës Publike në Raportet vjetore të Progresit. SIGMA është një nismë e përbashkët e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe BE-së.

Top Channel/“Në Strasburg u shokuan kur panë…”, Vokshi: Na thanë ‘Kështu doni të hyni në Europë?’
03/07 15:31
Top Channel/ Berisha zbulon bisedat në Asamblenë e OSBE: Ju çuam fakte për zgjedhjet
03/07 15:29
Top Channel/ Kryemadhi nxjerr kartën bankare, shpërthen ndaj Tedi Blushit
03/07 15:29
Top Channel/ Seanca e fundit, deputetët që s’do jenë më japin mesazhin e tyre
03/07 15:28
Top Channel/ Rama “tërmet” në Vlorë, shkrin gjithë bashkinë!
03/07 15:27
Top Channel/ Balla replikon me Tabakun për bujqësinë, ministri i kthehet Vokshit: Ti nuk bëhesh!
03/07 15:19
Top Channel/ “Fshati nuk jeton më si dikur”, Tabaku: Politika ka dështuar, fshati ka nevojë për…
03/07 15:10
Top Channel/ Gjekmarkaj: 11 maji farsë zgjedhore, Berisha u godit politikisht
03/07 13:44
Top Channel/‘Nuk po dal si servil nga ky Parlament’, Sula mbyll fjalimin e fundit me batutën e Ramës
03/07 13:22
Top Channel/ Mbledhja e fundit e Parlamentit! Opozita debat për mbetjet që po digjen në Elbasan
03/07 12:42
Top Channel/ ‘Mos u sill sikur ke ardhë nga mali’, Spiropali-Nokës: Ata nuk janë gurë varri që…
03/07 12:37
Top Channel/ ‘Bariu profesion i nderuar”, Braçe: Refuzoj të pranoj që këtu përbalten njerëz që…
03/07 12:37
Top Channel/ ‘Nuk gjen sektorë që i shërbejnë qytetarit’ Noka: Të gjithë i bëjnë fresk sulltanit
03/07 12:36
Top Channel/ Zhupa: Doni të kontrolloni totalisht mediat, keni objektiva të ndryshme
03/07 12:14
Top Channel/ ‘Investigime me financime nga shteti vetëm ju bëni’, Ina Zhupa sulmon mazhorancën
03/07 12:03
Top Channel/ Braçe: Në këtë vend kanë ndodhur ngjarje që e kanë damkosur Shqipërinë, por…
03/07 12:02
Top Channel/ ‘Shqipëria përballë sulmeve kibernetike të vazhdueshme’, Braçe: Të avancuara…
03/07 12:01
Top Channel/ Rama del nga Bashkia e Vlorës, shkon në galerinë e artit…
03/07 12:00
Top Channel/ Tabaku replikon me Gogun: Mos ma qaj hallin, kam përfaqësuar opozitën dhe…
03/07 11:27
Top Channel/Integrimi, Gogu: Nuk jemi aty ku e nisëm, pacienti zero i korrupsionit nuk mund të…
03/07 11:19